back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeHaradinaj i telefonon Kurtit pas shtrirjes në spital, i ofron ndihmë nga...

Haradinaj i telefonon Kurtit pas shtrirjes në spital, i ofron ndihmë nga Qeveria

Të ngjajshme

Xhuli ju ‘hyp skijave’, lajmërohet nga pushimet në një vend luksoz

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura, njihet...

Arifi: Lajçaku ka qenë dost i Kurtit e Bislimit, sa ndeja kanë pasur te Ridi

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi,...

Kosova jashtë FARA-s amerikane, pa kontratë lobimi për gati dy vjet

Në mungesë të lobimit zyrtar në Shtetet e Bashkuara,...

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka telefonuar sot liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit është shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“I kam telefonuar Albinit, i kam ofruar si qeveri për përkrahje dhe kujdes. Jam dëgjuar edhe me Liburnin. Shpresojë se s’ka ndonjë kiamet, por si qeveri i shfrytëzoj me i uru shërim të shpejtë”, është shprehur ai.

 

 

Ndryshe, Kurti është shtrirë në QKUK përkatësisht në klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

Vitia thotë se gjendja e Kurtit tashmë është stabile.

”Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz