Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e ka përjashtuar mundësin që të shtyhet seanca e Kuvendit, pasi sipas tij, disa deputetë të koalicionit janë në Podgoricë.
Ai ka thënë se nuk e dinë a janë dy vota më pak a më shumë, por ka thënë se janë duke punuar që ta votojnë demarkacionin.
“Jemi në harmonizimin të tekstit të li9gjitm ka ndodhë një dakordim për nenin 3, për raportin e komision. Pas kësaj kthehemi në punë, gjatë ditës do të ketë debat dhe diskutime. Nuk e di a janë dy a më shumë, jemi në seancë dhe jemi në punë e sipër të jemi unik”, ka thënë ai.
Haradinaj është pyetur se a mund të shtyhet seanca, ai ka thënë se mund të ndodhë.
“Mund të ndodhë që me kalkulu në aspektin kohor, që disa deputetë të koalicionit janë në Podgoricë”, ka thënë ai./



