BallinaLajmeHaradinaj gjen zëvendësuesin e Avni Arifit

Haradinaj gjen zëvendësuesin e Avni Arifit

Të ngjajshme

Agjenti i Fisnik Asllanit i konfirmon negociatat me Barcelonën

Fisnik Asllani, sulmuesi 22-vjeçar i Hoffenheim, është një nga...

AKB akuzon Kuvendin për ekspozitën: Historia nuk rishkruhet, kërkojmë hetim

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës...

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen...

Selmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka vend për habi

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me...

Krahu i djathtë i kryeministri Ramush Haradinaj, Avni Arifi, pritet që shumë shpejt ta lë Qeverinë, për t’u zhvendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Arifi që ka udhëhequr stafin e kryeministrit thotë se ka lënë gati zëvendësin e tij.

Tash që Avni Arifi është emëruar ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, vendin e tij si Shefi i Stafit të kryeministrit do ta zë Selim Selimi.

Arifi ka treguar për Gazetën Express se ai i ka propozuar zëvendësshefin e deritanishëm të stafit të Kryeministrit për ta zënë vendin e tij, e Haradinaj e ka pranuar.

“Kryeministri e ka aprovu propozimin tim që Selim Selimi të jetë shef stafi”, ka thënë të mërkurën Arifi.

Selim Selimi është këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga.

Selim Selimi

Arifi ndërkaq llogaritet të jetë njeriu më i afërt i kryeministrit Haradinaj. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dekreti i tij për emërim si ambasador në Emirate është bërë muaj më parë nga Presidenti Hashim Thaçi.

Ndërsa këtë javë ai ka marrë dritën jeshile nga institucionet arabe për të marrë postin e ambasadorit rezident në këtë shtet.

Misionin e tij diplomatik pritet ta fillojë nga 15 prilli. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz