back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeHaradinaj flet me tone të ashpra, tregon çfarë i tha Kurzit për...

Haradinaj flet me tone të ashpra, tregon çfarë i tha Kurzit për korrigjimin e kufijve

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur ashpër për idenë e korrigjimit të kufijve.

- Advertisement -

Në një intervistë për Klan Kosova, kryeministri i vendit ka treguar se çfarë i ka thënë kancelarit austriak Kurz për idenë e korrigjimit të kufijve.

“Zgjidhja për korrigjimin e kufijve, shkëmbimin është e vdekur. Kjo është ndarje e Kosovës. Ia kam thënë edhe Kurzit dhe të gjithëve. Në BE nuk ka disponim për këtë”, ka thënë Haradinaj, transmeton Insajderi.

Duke komentuar deklaratat e Kurzit, Haradinaj tha se ai foli me një çasje “kurtuazie”.

Vlerësoi se ideja për korrigjimin e kuijve ka vdekur.

“Është një çasje kurtuazie. Kjo ide ka vdek, pse me marrë ai përgjegjësi me i thanë tjetrit kështu ose ashtu.  Austria nuk është përkrahëse e ndarjes së Kosovës. Këto termat e tjera janë kamuflime, korrigjimi, shkëmbim etj janë kamuflim për ndarje. Më vjen marre me fol kështu se është pallavër politike, ofendim”, theksoi Haradinaj.

Idenë për kufijtë e vlerësoi si ofertë të Vuçiqit.

“Kjo është ofertë e Vuçiqit, që nëse na jepin një copë tokë ta njohim Kosovën. Është rrenë e pastër që dikush e përkrahë këtë ide”, përfundoi Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz