BallinaLajmeHaradinaj falënderon kolegët nga diaspora për mbështetjen, i paralajmëron që në dhjetor...

Haradinaj falënderon kolegët nga diaspora për mbështetjen, i paralajmëron që në dhjetor mund të mbahen zgjedhje parlamentare

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka falënderuar kolegët nga diaspora për mbështetjen për zgjedhjet parlamentare në shkurt dhe komunalet që janë mbajtur para dy ditëve.

Ai ka thënë se ata e kanë përkrahur Aleancën duke i votuar dhe duke kontaktuar familjarët dhe miqtë për ta votuar, shkruan lajmi.net.

“Besnikëria juaj është e rrallë, qëndruat me ne gjatë të gjitha sfidave. Haga 1, Haga 2 e sfidat e tjera, dhe nuk na latë asnjëherë vetëm, ashtu sikurse nuk e latë vetëm Kosovën në luftën e UÇK-së. Faleminderit nga zemra juve dhe familjeve tuaja!”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i ka kërkuar që mos ta neglizhojnë rëndësinë e ditës së balotazhit, dhe të votojnë nga diaspora apo të vinë dhe të votojnë në Kosovë.

“Në dhjetor mund të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Aleanca po rikthehet fuqishëm falë edhe juve, falë angazhimit të Diasporës. Të vazhdojmë të bashkuar si asnjëherë më parë, sepse Kosova na thërret”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz