back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajme“Haradinaj është i marrë me qera nga Thaçi”, kryeministri i përgjigjet ‘interesant’...

“Haradinaj është i marrë me qera nga Thaçi”, kryeministri i përgjigjet ‘interesant’ Kurtit

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Zyrtarizohet një blerje e shtrenjtë në Premierligë

Një blerje e shtrenjtë është zyrtarizuar në orët e...
Tryezën e thirrur nga Vetëvendosja, Albin Kurti e shfrytëzoi për të hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj.

Madje për këtë të fundit tha se është vetëm një ushtrues detyre. Pasi sipas Kurtit, “Haradinaj është kryeministër i marrë me qera nga Thaçi”.

“Ai nuk është kryeministër është ushtrues detyre i kryeministrit dhe si i tillë duhet të jap dorëheqje. Haradinaj për karrigë është i gatshëm edhe me formu Zajednicen”, tha Kurti në tryezën e thirrur nga partia që ai e drejton, shkruan lajmi.net.

E përgjigja e Haradinajt nuk ka vonuar shumë. Në një konferencë për media ai ka thënë se Kurti po tenton ta riparojë ndarjen e partisë.

Madje liderin e VV-së e cilësoi si “të papunë”.

“Tani ai është pak si papunë pra duhet t’i riparojë ndarjet në parti dhe po kërkon tema. Kam kaluar nëpër këto që po kalon ai dhe s’kam diçka ma shumë me thanë”, deklaroi shefi i ekzekutivit.

Haradinaj tutje theksoi se ai po punon në shërbim të qytetarëve, dhe askujt tjetër.

Në këtë konferencë për media shefi i qeverisë kosovare foli për vizitën e tij në Vatikan.

Haradinaj u shpreh i bindur se njohja e Kosovës nga Vatikani nuk do të vonohet. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz