BallinaLajmeHaradinaj emëron edhe një këshilltar

Haradinaj emëron edhe një këshilltar

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se sot ka emëruar Naim Malokun si këshilltar politik të tij.

Haradinaj përpos që ka emëruar si Këshilltar Politik, Naim Malokun, në shenjë mirënjohje ky i fundit ka dhuruar edhe Medaljen Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe poashtu pata nderin ta emëroj Këshilltar Politik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-oficer i lartë i UÇK-së, tashmë ekspert i çështjeve ushtarake, Naim Maloku kishte braktisur AAK-në në vitin 2011 për të vazhduar jetën e tij private larg politikës, mirëpo ai duket se është rikthyer për të filluar përsëri atë që dikur e bënte së bashku me kryetarin e tij të partisë, Ramush Haradinaj.

Maloku po ashtu ishte edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe deputet. Ai kishte vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në qeverinë e re.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz