back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHaradinaj e Limaj “ndryshojnë” mendje, nuk shkojnë në konak te Ramiz Kelmendi

Haradinaj e Limaj “ndryshojnë” mendje, nuk shkojnë në konak te Ramiz Kelmendi

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thënë se dy liderët e këtyre subjekteve, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj do të mund ndodhë që nesër të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga deputeti i pavarur, Ramiz Kelmendi.

Kjo për faktin që sipas tyre pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe presidenti Hashim Thaçi.

“Sipas njoftimeve të mediave, në takimin e nesërm, që do të mbahej me iniciativë të deputetit Ramiz Kelmendi, do të marrë pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi. Në fakt ky takim është menduar të jetë një takim i kryetarëve të partive politike parlamentare, e jo i përfaqësueseve institucionalë.

Për më tepër Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga kreu i PDK-së, dhe pjesëmarrja e tij në një takim të tillë, do të ishte krejt e panevojshme dhe jofunksionale.

Sidoqoftë, në rast se nikoqiri i këtij takimi zoti Kelmendi, ka menduar që ky takim të ketë një format tjetër, në një rast të tillë, pjesë e këtij takimi nuk do të jenë as Ramush Haradinaj e as Fatmir Limaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz