BallinaLajmeHaradinaj: Duke e forcuar paqen në Kosovë, ne e forcojmë paqen edhe...

Haradinaj: Duke e forcuar paqen në Kosovë, ne e forcojmë paqen edhe në botë

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019, që u mbajt në Kazermën Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.

Kryeministri Haradinaj duke i uruar kadetët për këtë gradim dhe për shërbimin që po ia bëjnë vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë  pas votimit në Parlament, edhe pas dhënies së mandatit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse të Kosovës duke u bërë kështu vetë historia

“Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm.  Ju ftoj që të shërbeni me nder  në ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes  të cilëve ne i takojmë dhe do t’iu takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Kosova si vend, vjen prej sfidave e tragjedive dhe  ende është e sfiduar por nuk bën garë me të keqen,  garën siç tha kryeministri, e bëjnë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë  atyre ushtrive që garantojnë paqen.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj shtoi se është në nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë .

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se  ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve por edhe FSK-në e shtetin e Kosovës.  “Sot duhet të jeni krenarë për arritjet e juaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar më shumë sakrificë”, tha ministri Berisha.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it dhe  personalitete të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fund të ceremonisë u bë betimi i kadetëve dhe u dekoruan me medalje Naim Smakolli për shërbim vetëmohues dhe kadet Dritëro Bajrami për rezultate te larta në përvetësimin e programit mësimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz