back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Duam një kandidat unifikues, është ofenduese të mbahet fshehur...

Haradinaj: Duam një kandidat unifikues, është ofenduese të mbahet fshehur kandidatura deri në seancë

Të ngjajshme

Sërish ka dështuar zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Megjithëse VV-ja e ndërroi kandidatin, dështoi dhe zgjedhja e ministrit në detyrë të Financave Hekuran Murati.

E lideri i AAK-së Ramush Haradinaj pas dështimi të zgjedhjes së kryetarit të kuvendit tha se është e palogjikshme që të mbahet fshehtë kandidatura deri në seancë, ashtu siç ndodhi sot.

“S’ka arsye të mbahet fshehur kanidatura deri në seancë. E kisha kuptu nëse bëhet fjalë për drejtorin e AKI-së ose për ndonjë posti të këtillë. Por të mbahet sekret kandidatura e kryetarit deri në seancë dhe prej deputeteve,  është e palogjikshme dhe ofenduese. Ne kërkuam konsultë për kandidaturen unifikuese, por u refuzua. Dehari nuk guxoi  me bashkëpunu me ne, se s’ka marrë instruksione. Derisa s’ka kandidaturë  unifkuese nuk do të votojmë. Abstenuam me porosinë që ne po duam zgjidhje, po duam një kandidaturë unifikuese”, tha Haradinaj..

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz