back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeHaradinaj dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

Haradinaj dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

Të ngjajshme

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz