BallinaLajmeHaradinaj: Deficiti këtë vit na është rritur për 100 milionë, ekonomia mund...

Haradinaj: Deficiti këtë vit na është rritur për 100 milionë, ekonomia mund të shkojë drejt zeros

Të ngjajshme

City mendon për pasardhësin? Guardiola do të vendosë pas finales me Arsenalin

Pyetjet rreth të ardhmes së Pep Guardiola te Manchester...

Një tjetër organizim i madh i boksit, Ardian Krasniqi synon titullin europian

Boksieri i njohur shqiptar, Ardian Krasniqi po synon një...

Pas daljes nga “BBVA”, me kë u takua Gimbo?

Natën e mbrëmshme në televotimin mes Gimbos dhe Brikenes,...

Ish-kryeministri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekonomia e vendit po rrezikon të shkojë në pikën zero.

Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht, duke i përkrahur prodhuesit vendorë, ndërsa ka përmendur dhkallën e lartë të deficitit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Ekonomia e vendit kërkon vëmendje të përhershme. Është e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë veprime konkrete për të ndalur thellimin e deficitit të bilancit tregtar, përmes përkrahjes direkte të prodhuesve vendor, veçanërisht të eksportuesve.

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për Tregtinë e Jashtme të Mallërave në Kosovë, për muajin mars 2021, tregojnë për rritje të deficitit tregtar në shkallë 45.8% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Deficiti i cili në marsin e kaluar ka qenë 219.9 milionë euro, në marsin e këtij viti ka arritur në 320.7 milionë.

Thellimi i mëtutjeshëm i raportit të tregtisë së jashtme në disfavor të eksportit, është rrënim i atyre pak të arriturave të deritashme dhe kthim i ekonomisë së Kosovës në pikën zero.

Andaj, e ripërsëris që qeveria urgjentisht të nis përkrahjen për prodhuesit vendorë dhe eksportuesit.

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz