back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Borxhin për pasaportat ta paguajnë milionerët Skënder Hyseni dhe Bajram Rexhepi

Haradinaj: Borxhin për pasaportat ta paguajnë milionerët Skënder Hyseni dhe Bajram Rexhepi

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Lideri i partisë Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris rreth skandalit të pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij kjo gjë është dënim që qeveritarët e padijshëm po ia bëjnë qytetarëve të Kosovës dhe se këto para i takojnë t’i paguaj “milionerit” Skënder Hysenit si dhe “milionerëve” të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Postim i plotë në Facebook:

Dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për skandalin e pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.

Kjo është edhe një dënim që qeveritarët e padijshëm po i bëjnë qytetarëve të Kosovës. Skandali i pasaportave i nisur në Qeverinë e kaluar po jep dëme edhe në Qeverinë e sotme.

Këto para le t’i paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi dhe po ashtu milionerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të punësur aty pa kurrfarë kriteri pofesional, por në baza krejtësisht klanore dhe partiake.

Pse t’i paguajnë qytetarët?

Kosova nuk duhet të paguajë më nga kjo strukturë skandaloze qeveritare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz