BallinaLajmeHaradinaj bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali, me rastin e shënimit të...

Haradinaj bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali, me rastin e shënimit të 24 Majit

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe në Gllogjan dhe Kodrali të Deçanit, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Kryeministri Haradinaj tha se sot kujtohen të rënët për liri në trekëndëshin Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, të Batalionit Gardist të atëhershëm dhe gjithë bashkëluftëtarët që kanë rënë për liri.“Batalioni Gardist ishte një prej njësive që ka kryer punë shumë të vështira në kohë të luftës, por edhe kujdesin ndaj të plagosurve”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj kujtoi se operacioni kur ranë këta dëshmorë, ishte operacioni më i vështirë, më i mundimshëm, për të bartur të plagosur nga zonat e luftës drejt Shqipërisë, përmes një terreni bjeshkë dhe kushteve atmosferike të vështira dhe në pritë të armikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz