back to top
Thursday, October 16, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Bedri Hamza krijoi autoritet të ri në Mitrovicë, votat u ndan...

Haradinaj: Bedri Hamza krijoi autoritet të ri në Mitrovicë, votat u ndan mes Pecit dhe Tahirit

Të ngjajshme

E bëri për para? Britney Spears flet për librin e ish-bashkëshortit

Pas publikimit të fragmenteve nga libri i ardhshëm i...

Lista Serbe i drejtohet sërish Kushtetueses

Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një...

Çmimet po vazhdojnë të “fluturojnë”, inflacioni 4.7%

Agjencia e statistikave bën të ditur se në muajin...

​Sa po i mungon Rrahmani Kosovës? Flet Vedat Muriqi

Në episodin më të fundit të podcastit zyrtar të...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet e fundit zgjedhore në Mitrovicë dhe Ferizaj, duke e pranuar se partia e tij nuk ka qenë shumë aktive në këto dy komuna gjatë zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë në emisionin Pressing në T7, Haradinaj tha se AAK nuk ka arritur të mobilizojë mbështetje të mjaftueshme për kandidatët e saj në këto qytete, por theksoi se në Mitrovicë është krijuar një dinamikë tjetër politike, e ndikuar nga prania dhe performanca e kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, Bedri Hamza.

“Në Ferizaj dhe Mitrovicë nuk është që AAK e ka marrë mundimin fort. Më vjen keq që njerëzit atje nuk kemi mujtë me i mbështet sa duhet. Por ne kemi menduar realisht, edhe në të kaluarën para katër vjetëve, që Bedri Hamza duhet me fitu – edhe u kanë mirë që ka fitu përballë Agim Bahtirit,” u shpreh Haradinaj.

Ai vlerësoi lart angazhimin e Bedri Hamzës në Mitrovicë, duke thënë se ka qenë “befasi pozitive edhe në nivel nacional”, për shkak të mënyrës se si e ka menaxhuar Hamza në të kaluaren qytetin dhe ka ndërtuar një autoritet të ri.

“Bindja jeme e plotë është që kandidati i PDK-së ka qenë befasi në nivel nacional. Qysh e ka menaxhu Bedri Hamza, qysh e ka kriju një autoritet të ri dhe qysh ka ardhë deri aty ku është, kjo ka ndiku automatikisht që aty votat janë nda – a je me ministrin Peci apo me z. Tahiri,” shtoi ai në T7./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz