BallinaLajmeHaradinaj: Arrestimi i oficerit të FSK-së në Deçan, absurd

Haradinaj: Arrestimi i oficerit të FSK-së në Deçan, absurd

Të ngjajshme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të oficerit të FSK-së në Deçan, dikur përfaqësues  i shoqatës së të zhdukurve, duke thënë se një gjë e tillë është bërë  në mënyrë tejet absurde.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se Asim Cena është njëri ndër shembujt më të mirë të rinisë në qytetin tonë  përkundër asaj se është rritur pa prindër.

Ky është postimi i plotë i tij:

Dje në mënyrë absurde policia e Deçanit arrestoi Oficerin e FSK-së (rezervë) njëherit përfaqësues i shoqatës së të zhdukurve, pasi që Oficeri shfrytëzoi të drejtën e tij për të ditur fatin e të zhdukurve shqiptar e në mesin e tyre edhe të babës së tij të vrarë, por çuditërisht ai u ftua ne polici.

Nëse interesimi për të pagjeturit shqiptar është vepër penale atëherë i tërë populli i Kosovës duhet të arrestohet, sepse pothuajse të gjithë kërkojnë të dinë fatin e të zhdukurve. Shpresoj që inspektoriati dhe organet përgjegjëse të e trajtojnë këtë rast.

Asim Cena është njëri ndër shembujt ma të mirë të rinisë në qytetin tonë edhe pse i rritur pa prindër.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz