back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeHapi i fundit ku do të vendoset për liberalizimin e vizave për...

Hapi i fundit ku do të vendoset për liberalizimin e vizave për Kosovën

Të ngjajshme

Edi nuk i ndahet Bias (Video)

Momentet intime mes Edit dhe Bias nuk po kanë...

Tahiri: Pa përçarje, pa kaos, pa stagnim- Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ableard Tahiri...

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në Gjilan

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si...

Parlamenti Evropian sot edhe zyrtarisht ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ky vendim është miratuar me 420 vota pro, 186 kundër dhe 20 abstenime.

Deri në fund të vendimit final për heqjen e vizave për Kosovën, është edhe një hap dhe më i vështiri.

Pas votimit fillimisht konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat, shkruan Insajderi.

Këto bisedime në emër të PE-së duhet t’i udhëheqë, Tanja Fajon.

Jozyrarisht mësohet se takimi i parë i këtij grupi punues do të mbahet më 17 shtator.

Hapi final do të jetë votimi i ministrave të Brendshëm të vendeve të BE-së. Ata do të vendosin përmes votimit me një shumicë të kualifikuar.

Votimi i ministrave mund të bëhet në muajin e ardhshëm, duke synuar që procesi të përmbyllet para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.

Nga njohësit e integrimeve evropiane edhe më herët është velrësuar se Kosova duhet të punojë edhe te vendet aleate, si Holanda apo Franca.

Kjo pasi shumë shtete kanë dilema për të votuar pro liberalizimit të vizave, nga frika e fluksit të refugjatësve. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz