Hapet xhamia në Bosnje që u dogj nga serbët
Më shumë se 10,000 njerëz janë mbledhur për ceremoninë e rihapjes së një xhamie në Bosnjë, e cila ishte shkatërruar nga serbët ortodoksë gjatë luftës së viteve ’90-a të shekullit të kaluar.
Xhamia “Ferhat Pasha” ishte kryevepër e shekullit 16-të, e arkitekturës së stilit osman. Ajo ishte një ndër 16 xhamitë që kishte qyteti i Banja Llukës, të cilat ishin shkatërruar nga serbët, për të fshirë çfarëdo gjurme se myslimanët jetonin aty, duke i përndjekur e vrarë ata.
Një përpjekje pas luftës, në vitin 2001, për ta vënë një gurthemel për rindërtimin e saj ishte ndërprerë nga një grup nacionalist serb, i cili sulmoi vizitorët myslimanë, duke lënduar dhjetëra prej tyre e vrarë një person. Forcat e NATO-s u patën detyruar t’i largonin ambasadorët e huaj nga vendi ku po mbahej ceremonia me helikopterë.

Lexo edheUshtria izraelite zhvilloi dy sulme ajrore në jug të Gazës
Ndërsa sot, autoritetet serbe të Bosnjës vendosën afër 1,000 policë për ta siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë, njofton agjencia e lajmeve AP, përcjell rel.














