back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHapet stacioni i kërkim-shpëtimit malor në Junik

Hapet stacioni i kërkim-shpëtimit malor në Junik

Të ngjajshme

Sorensen deklarohet pas takimit të djeshëm në Bruksel

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, priti...

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Kryetari i Komunës së Junikut ka njoftuar për hapjen zyrtare të stacionit të ri të Kërkim–Shpëtimit Malor, një shërbim profesional i trajnuar në nivel ndërkombëtar.

Ky stacion do të jetë në shërbim të qytetarëve, si dhe turistëve vendorë e të huaj që vizitojnë bjeshkët dhe malet e Junikut, duke ofruar ndihmë të shpejtë në rast nevoje.

“Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e sigurisë në zonat malore dhe një mbështetje e madhe për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në komunën tonë. Falënderojmë Nature Kosovo dhe Shërbimin e Kërkim–Shpëtimit Malor të Kosovës për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre,” tha kryetari në statusin e tij zyrtarë në Facebook.

Hapja e këtij stacioni shihet si një garanci më shumë për vizitorët e bjeshkëve të Junikut, duke e bërë komunën edhe më tërheqëse për aventurierët dhe dashamirësit e natyrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz