back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeHapet plazhi, për 30 minuta mbushet me njerëz

Hapet plazhi, për 30 minuta mbushet me njerëz

Të ngjajshme

Andy Carroll ndërmerr veprim drastik pas debutimit të plotë me Dagenham and Redbridge

Ish-sulmuesi i Newcastle dhe Liverpool iu bashkua skuadrës së...

Uran Ismaili u përgjigjet komentuesve: Gratë dhe vajzat pjesë e projektit tonë për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar...

Shqipja bën shqiponjën me duar në SHBA

Shqipe Hysenaj ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Qindra njerëz ia kanë mësyrë plazhit në Jacksonville të Floridës në Shtetet e Bashkuara pas hapjes së kësaj hapësirë për publikun, pavarësisht pandemisë së koronavirusit.

Plazhi në këtë qytet u hap të premten pasdite në orën 5 për kohë të caktuar dhe me kufizime, ndonëse Florida e shënoi numrin më të lartë të rasteve të reja të koronavirusit prej fillimit të përhapjes.

Departamenti i Shëndetësisë në Florida i ka regjistruar 1,421 raste të infektimeve vetëm të premten, që paraqet shifrën më të lartë për periudhën njëditore. Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 24,753, ndërsa 726 persona kanë vdekur.

Plazhet në Jacksonville tashmë do të hapen çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 11 të paradites dhe nga ora 5 e pasdites deri në orën 8 në mbrëmje. Njerëzit kanë të drejtë vetëm të ecin dhe të notojnë, por nuk kanë të drejtë të rreziten.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e parë në botë si vendi me më së shumti të vdekur dhe të infektuar nga koronavirusi, me dallim të madh nga Italia dhe Spanja, që ndodhen në pozitat dy dhe tre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz