Hapet për trafik ura më e lartë në botë (Video/Foto)
BILLI·

Ura e frikshme, 565 metra e lartë, është hapur sot për trafik në Kinë, me mediat vendore që janë duke e cilësuar si urën më të lartë në botë.
Ura “Beipanjiang” është 1.34 kilometra e gjatë dhe lidh qytetin Xuanwej në provincën Yunnan me rrethinën Shuicheng në Guizhou, transmeton Express.
Ndërtimi i kësaj ure ka kushtuar rreth 140 milionë dollarë, sipas transmetuesit publik kinez.
Ura ka katër korsi dhe është ndërtuar për tri vite./Express/

Lexo edheAksident në Nish, vdesin dy migrantë




















