back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëHapet panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj

Hapet panairi i veshjeve tradicionale në Skenderaj

Të ngjajshme

Policia njofton për qarkullimin e e-mailave të rreme

Policia e Kosovës ka njoftuar se po qarkullojnë disa...

Ademi takohet me Gianni Infantinon në Doha, flasin për zhvillimin e futbollit në Kosovë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...

Paralajmërohet borë dhe temperatura -20°C në Kosovë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka...

Ekipi që po bën histori në Itali, po ia del edhe pa trajner dhe pa “lekë”

Ekipi më i mirë në Ligën Italiane, Trapani Shark...

Në Sheshin “Adem Jashari” sot është hapur panairi i veshjeve tradicionale, i organizuar nga Shoqata “Drugëza” dhe nën patronatin e kryetarit të Komunës, z.Bekim Jashari, në të cilin po marrin pjesë gra nga Prishtina, Kaçaniku, Malisheva, Shtimja, Mitrovica, Gjilani, Drenasi dhe Skenderaj, ku përgjatë dy ditëve sa do të jetë i hapur, do të ekspozohen punimet e veshjeve tona tradicionale.

Në hapje të panairit, kryetari Jashari ka thënë se këto ditë qyteti ynë është nikoqir i shumë aktiviteteve dhe ngjarjeve kulturore, argëtuese e sportive, për nder të ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në vendlindje.

Edhe ky panair është pjesë e aktiviteteve të organizuara, për çka jemi të lumtur që ka mbledhur shumë gra të zonja të cilat merren me punimin e veshjeve tradicionale, duke e ekspozuar artin e punës së dorës, ka thënë kryetari Jashari, duke shtuar se ky aktivitet do të shërbejë gjithashtu që gjenerata e re e shqiptarëve që ka lindur në shtetet larg Kosovës, të njihet për së afërmi me traditën dhe kulturën e pasur të veshjeve tona tradicionale.

“Uroj të kaloni çaste të mira në qytetin tonë dhe tuajin!
Ju lumshin duart për këto punime të mrekullueshme!”, ka uruar kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz