back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditHapet në 2030, nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë,...

Hapet në 2030, nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Të ngjajshme

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet të hapet në vitin 2030 dhe do të jetë sa 14,000 fusha futbolli së bashku, për nga madhësia.

Ky aeroport gjigand do të ndërtohet rreth aeroportit ekzistues Mbreti Khalid në kryeqytetin Riad. Zgjerimi i tij u njoftua për herë të parë në nëntor 2022, dhe kur të përfundojë, aeroporti do të shtrihet në 57 kilometra katrorë, prej të cilave 12 kilometra katrorë do të jenë të rezervuara për qendra tregtare.

Aktualisht, aeroporti Mbreti Khalid ka dy pista paralele për ulje-ngritje të avionëve. Me zgjerimin, numri i pistave do të shkojë në gjashtë, dhe numri i pasagjerëve do të arrijë në 120 milionë deri në vitin 2030, ndërsa deri në vitin 2050 pritet të arrijë në 185 milionë.

Me hapjen e këtij aeroporti, numri i ngritjeve dhe uljeve të avionëve në Arabinë Saudite do të rritet nga 211,000 në mbi një milion në vit. Kostoja e projektit vlerësohet në 30 miliardë dollarë.

Në janar 2025, përfundoi rikonstruksioni i terminalit ekzistues në aeroportin Mbreti Khalid, duke e çuar një hap më pranë përfundimit të projektit madhor.

Terminali i ri ka 38 sportele check-in, 10 kioska vetëshërbimi, 26 sportele kontrolli pasaportash, 10 porta të automatizuara, 24 porta për hipje në avion, 40 sportele pasaportash në zonën e mbërritjes dhe 11 porta vetëshërbimi për daljen e shpejtë.

Dizajni i aeroportit është krijuar nga firma britanike e arkitekturës Foster + Partners, e njohur edhe për projekte si Battersea Roof Gardens, Stadiumi i Wembley-t, dhe memoriali kombëtar për Mbretëreshën Elizabeth II.

Në maj të këtij viti, dy kompani amerikane – Bechtel dhe Parsons – morën kontrata kyçe për zgjerimin, sipas Engineering News-Record (ENR).

Aeroporti do të ketë ambiente të shumta për ulje, zona të brendshme dhe të jashtme me shumë gjelbërim, dhe dritare të mëdha për të parë avionët. Sipas Agjencisë Saudite për media, dizajni i tij është krijuar posaçërisht për të ofruar një “udhëtim të pandërprerë për klientin”.

Ky projekt është pjesë e planit ambicioz “Vizion 2030” të Arabisë Saudite, që synon transformimin e vendit. Brenda këtij vizioni përfshihet edhe Qiddiya, një qytet argëtimi që pritet të hapet më vonë këtë vit dhe do të përfshijë një park tematik Six Flags, një ujëvarë gjigande me makina nënujore, katër atraksione që thyejnë rekorde botërore – përfshirë ujëvarën më të lartë në botë, rrëshqitësen më të gjatë për gara me tapeta, dhe rrëshkitësen më të madhe në botë.

- Advertisement -

Të Fundit