back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeHapet fushata në Kosovë, premtime për rritje pagash dhe pensionesh

Hapet fushata në Kosovë, premtime për rritje pagash dhe pensionesh

Të ngjajshme

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi vijnë me duetin e radhes, “Moj dashni”

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë rikthyer vëmendjen e...

Premton Haradinaj: Do t’u qëndrojmë krah nënave që lindin dhe rrisin fëmijët në Kosovë

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...

​Burri rrah gruan në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë me 15 fishekë

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një...

Për herë të katërt brenda këtij viti, Kosova gjendet në fushatë elektorale.

Ashtu sikurse ndodhi për zgjedhjet e muajit shkurt, edhe kësaj radhe partitë po kërkojnë besimin e qytetarëve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Partitë politike ndër premtime kryesore kanë rritjen e pagave, por edhe mbështetjen për kategoritë më të ndjeshme.

Lëvizja Vetëvendosje premtoi rritje të mëtejshme të pensioneve dhe mbështetje për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Bashkë me rritjen e pagës minimale, Kurti premtoi pagën e 13 për të gjithë shërbyesit civilë në fillim të vitit të ardhshëm. Ai nuk harroi investimet në ushtri, shkruan A2.

“Në mandatin që na pret do të investojmë edhe 1 miliard euro të tjera në armatim dhe pajisje moderne ushtarake ashtu që kushdo që mendon se mund të na sulmojë të mendojë dy herë e kur e mendon dy herë e le krejt”, tha Kurti.

Partia Demokratike premtoi se pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen, ndërsa lehtësria edhe për taksat ndaj bizneseve dhe të pronës. Hamza zotohet se do të përfundojë projektet infrastrukturore ndërsa do të angazhohet për anëtarësim të Kosovës në organizatat ndërkombëtare: “Ne do të rrisim pagat dhe pensionet. Do të ketë rritje të pagave 50% mbi pagën aktuale, për mësues, arsimtarë, policë, zjarrfikës, mjekë, ushtarë dhe për të gjitha ata që marrin paga përmes buxhetit të Kosovës”.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në programin e saj ka paraparë rritje të koeficientit në 150 euro për mbi 80 mijë të punësuar në administratën publike. Abdixhiku tha se çdo të diplomuari në Kosovë do t’i garantohet punësimi për 6 muajt e parë me pagë të subvencionuar nga shteti prej 500 eurove në muaj: “1000 euro pagë për mësuesin e vendos këtë kategori fisnike shumë, shumë përpara para vendeve të tjera në rajon. U drejtohem policëve të Kosovës, zjarrfikësve, ushtarëve të Kosovës me zotimin e plotë se paga bazë për ta nën qeverisjen tonë do të jetë 900 euro në muaj”.

Fushata elektorale në Kosovë do të zgjasë deri ditën e votimit, ndërsa garojnë 24 subjekte politike me mbi 1800 kandidatë për 120 vende në Parlament./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz