back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHapet fusha e parë e tenisit në burgun për femra në Lipjan

Hapet fusha e parë e tenisit në burgun për femra në Lipjan

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

 Sot, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u përurua zyrtarisht fusha e re e tenisit – një investim i përbashkët ndërmjet Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Federatës së Tenisit të Kosovës. Njëherit, ky është edhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e sportit dhe promovimin e rehabilitimit brenda sistemit korrektues.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, Kryetari i Federatës së Tenisit të Kosovës, z. Jeton Hadërgjonaj, reprezentuesi i Kosovës në tenis për meshkuj, z. Naim Shehu, si dhe Drejtori i Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, z. Ylber Topalli.

Gjatë fjalës së tij, drejtori Dibrani vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla brenda sistemit korrektues, duke theksuar se sporti është një mjet i fuqishëm për rehabilitim dhe ri-integrim të suksesshëm në shoqëri. Ai falënderoi Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar.

Kryetari Hadërgjonaj theksoi se Federata do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që sjellin vlera sociale dhe ndikim pozitiv në komunitete të ndryshme, përfshirë edhe institucionet korrektuese.

Fusha e tenisit do të jetë në dispozicion të të dënuarave si pjesë e programeve të rregullta rekreative dhe edukative që zbatohen në këtë qendër.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve për aktivitete rekreative dhe sportive, si pjesë e programeve rehabilituese për të dënuarat. SHKK falënderon Federatën e Tenisit për bashkëpunimin dhe përkrahjen në realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për institucionin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz