back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeHapen lokalet në Gjermani, kështu po e mban distancën kjo kafene

Hapen lokalet në Gjermani, kështu po e mban distancën kjo kafene

Të ngjajshme

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht pasi rrëshqiti në lumë

Gadimja në zi, 10-vjeçari Zejn Zejnullahu humbi jetën tragjikisht...

Trajneri i skudrës franceze i njofton futbollistët se ka marr vendim të largohet

Trajneri i skuadrës franceze, Saint-Etienne, Eirik Horneland ka njoftuar...

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

Vendet europiane ngadalë po i kthehen jetës normale. Një nga to është edhe Gjermania, ku masat e vendosura nga shteti janë duke u relaksuar.

Kjo nuk është befasi, pasi Gjermania është një nga vendet që e ka përballuar më së miri pandeminë. Deri më 14 maj, 150,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në shtetin gjerman.

Më 6 maj, Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se qëllimi për ngadalësimin e virusit është arritur dhe se faza e parë e pandemisë ka marrë fund, përderisa ka kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes që të mos shkaktohet një valë e dytë, transmeton Gazeta Express.

Në të njëjtën datë, qeveria federale hoqi edhe disa ndalesa të cilat u dhanë mundësi restoranteve të fillojnë punën nën disa rregulla strikte. Një kafene në Schwerin, e quajtur “Cafe & Konditorei Rothe” filloi punën këto ditë, duke iu shërbyer klientëve jashtë.

Kjo kafene u sigurua që tavolinat të jenë nga 1.5m larg, për të mbajtur distancën mes klientëve, gjë që çdo restorant duhet ta bëjë. Megjithatë, pronari i kësaj kafeneje shkoi edhe një hap më tej, me një ide gjeniale për të mbajtur distancën – me shkopinj pishine në kapela!

Ky biznes po përdorë shkopinj pishine, të vendosur në kapelat e klientëve në mënyrë që ata të mbajnë distancë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz