BallinaJetëKurioziteteHani ngadalë – jetoni më gjatë

Hani ngadalë – jetoni më gjatë

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Ka një thënie kineze që thotë “Sa më pak që hani, aq më shumë e shijoni, dhe sa më shumë që hani, aq më pak e shijoni!”

Megjithatë, pak njerëz duan të hanë ngadalë.

Një vakt ushqimor duhet të zgjasë gjysmë ore deri në një orë, kështu që kur të filloni të hani shpejt dhe me ngut, kujtohuni për përfitimet e ngrënies së ngadaltë.

Vetëm mendoni për orët që janë kaluar në kuzhinë për ta përgatitur këtë ushqim… nuk ka kuptim ta hani atë për 10-15 minuta.

Por çfarë përfitoni nëse hani ngadalë?

Do të filloni të ndjeni shijet e ndryshme

Nëse hani ngadalë dhe nëse e përtypni gjithë ushqimin, kjo do të bëhet një eksperiencë e mrekullueshme, jo thjesht konsumim i ushqimit. Ushqimi duhet të trajtohet me kujdes. Provoni të gjykoni ngjyra, shije, aroma…

Zvogëloni rrezikun e tejngrënies

Truri ka nevojë për 20 minuta për të dërguar sinjalin se jeni ngopur. Nëse hani ngadalë, truri do të ketë kohë për të kuptuar se keni ngrënë mjaftueshëm.

Ju do të zvogëloni rreziqet e shqetësimeve të tretjes

Konsumimi i shpejtë i ushqimit mund të shkaktojë probleme të tretjes, dhimbje në stomak, dhimbje koke dhe probleme të tjera shëndetësore. Shikojeni ngrënien e ushqimit si një aktivitet në të cilin mund të relaksoheni dhe ta shijoni maskimalisht.

Por si të hani ngadalë?

– Hani para se të uriteni shumë

Nëse jeni shumë të uritur, do të jetë e vështirë t’i rezistoni ushqimit dhe do të hani në mënyrë të pakontrolluar. Është mirë që të hani ushqimin gjithmonë në kohë të caktuar.

Planifikoni tre vakte kryesore dhe dy mes shujta çdo ditë, gjithmonë në kohë të caktuar.

-Pushoni derisa hani

Këshilla e zakonshme është: gjatë ngrënies – pas njërës kafshatë, pushoni deri në kafshatën e ardhshme.

-Koncentrohuni në ushqim

Shpesh, derisa hamë, ose shikojmë TV ose bëjmë muhabet e mendojmë gjëra të ndryshme.

Por mbani në mend se kjo na bën të mos kontrollojmë se sa ushqim po konsumojmë. Përqëndrohuni te vetja dhe ajo çfarë po hani dhe shijojeni!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz