back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeHamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në...

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video ku prezanton një nga pesë zotimet e tij kryesore, me fokus të drejtpërdrejtë lehtësimin e barrës për punëtorët dhe familjet e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Hamza thekson se rritja e kostos së jetesës dhe e çmimeve po e zvogëlon pagën reale të punëtorëve, duke premtuar reformë të drejtpërdrejtë tatimore si Kryeministër.

“E di që kostoja e jetesës është rritur dhe familjet tuaja e ndjejnë këtë barrë çdo muaj. Paga juaj reale zvogëlohet nga tatimet, ndërsa çmimet vetëm sa shkojnë e rriten,” shprehet Hamza.

Sipas planit të prezantuar në video, Qeveria Hamza do të zbatojë një sistem të ri tatimi në paga:

“Pagat deri në 400 euro nuk do të tatohen fare. Pagat nga 400 deri në 800 euro do të tatohen me 8%. Pagat mbi 800 euro do të tatohen me 10%”, ka shpjeguar Hamza.

Hamza thekson se ky model synon rritjen e të ardhurave reale dhe përmirësimin e mirëqenies familjare, duke e bërë shtetin aleat të punës dhe punëtorit.

“Më shumë të ardhura dhe më shumë mirëqenie për familjen tuaj. Sepse, me mua Kryeministër, puna do të shpërblehet më shumë,” deklaron ai.

Në përmbyllje të videos, Hamza nënvizon se ky është misioni i tij politik, duke përsëritur sloganin e fushatës: “Bashkë. Përpara.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz