Hamza thotë se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme: 50% rritje pagash në sektorin publik, unë e mbaj fjalën
dp

Lexo edhe“Në Skënderaj nuk ka pasur komunë paralele”, komunikata e Policisë së Kosovës e cila e nxjerr në rrenë Hajrulla Çekun

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sërish ka ritheksuar premtimin kryesor për rritjen e pagave në sektorin publik për 50%.
Hamza përmendi vështirësimin e jetesës për qytetarët gjatë viteve të fundit, por premtoi se kjo gjendje do të përmirësohet.
“Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Nga mësuesit dhe profesorët deri te policët, nga infermierët dhe mjekët deri te punëtorët e administratës publike, që të gjithë do të përfitojnë rritje 50% të pagave”, tha Hamza në Facebook.

Lexo edhe“Në Skënderaj nuk ka pasur komunë paralele”, komunikata e Policisë së Kosovës e cila e nxjerr në rrenë Hajrulla Çekun
“Unë e mbaj fjalën!”, shkroi në fund Bedri Hamza.