back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeHamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave...

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale (VIDEO)

Të ngjajshme

Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion sot dalin para gjykatës

Ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë zyrtarët e tjerë që...

Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?

Në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare po qarkullon me...

Shefi i inteligjencës ukrainase: Rusia mund të sulmojë Evropën në vitin 2027

Rusia fillimisht kishte planifikuar të fillonte agresionin e drejtpërdrejtë...
- Advertisement -

Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër, ka publikuar videon e dytë nga pesë zotimet kryesore programore, kësaj here të fokusuar në rritjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Në videomesazhin e tij, Hamza ka theksuar se pensionet aktuale nuk mjaftojnë për një jetë dinjitetshme në kushtet e shtrenjtimit të vazhdueshëm të jetesës.

“Unë e di që pensionet e sotme nuk mjaftojnë për një jetë të dinjitetshme, sidomos në një kohë kur çdo gjë është shtrenjtuar, nga ushqimi te barnat e deri te shërbimet bazike,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha pensionet do të rriten për 50%, përfshirë pensionet e moshës, kontributdhënëse, të kategorive të luftës, të aftësisë së kufizuar dhe invalidore, pa përjashtim.

“Asnjë pension në Kosovë nuk do të jetë më i ulët se 250 euro,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se do të rriten për 50% edhe të gjitha ndihmat sociale. “Me mua Kryeministër, shteti do të jetë pranë jush,” ka përfunduar Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz