BallinaLajmeHamza për Kurtin: Le të harrojë të kontestojë vendimmarrjen time – po...

Hamza për Kurtin: Le të harrojë të kontestojë vendimmarrjen time – po shihet se është në panik

Të ngjajshme

Rikthehet vëmendja, Xheneta tregon mbështetje për Gjestin

Pas arrestimit të Gjestit, përveç artistëve e kolegëve të...

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu është ftuar nga Zonja...

Martesë në familjen mbretërore shqiptare, Leka II kurorëzohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Lartësisë...

Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvillim të qëndrueshëm

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë e Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner”

Gazeta serbe “Danas” ka shkruar të dielën se i...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po shihet se tashmë është në panik.

Ai ka theksuar se administrata dhe institucionet nuk mund të ndahet sipas bindjeve politike, duke potencuar luralizmin në Kosovë.

“Ende ka në administratë njerëz të PDK-së, në drejtësi dhe në institucione të tjera, madje edhe në media [sipas Kurtit]. Kjo tregon se njerëzit kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike dhe të votojnë sipas tyre. Kurrë në karrierën time nuk ka lëvizur askush prej pozitës për shkak të bindjeve politike.”

Hamza u shpreh gjithashtu se mënyra e vendimmarrjes së tij është e konsultuar dhe analizuese.

“Nuk jam autoritar, nuk jam autokrat, por jam vendimmarrës dhe kjo është dëshmuar gjatë gjithë karrierës sime politike. Kam punuar me kryeministra dhe kryetarë të ndryshëm dhe gjithmonë kam respektuar vijën institucionale”.

Duke komentuar deklarimet e Kurtit, Hamza tha me ironi se  “po shihet se është në panik, sepse po i sheh trendet dhe kur fillon me zbrit shkallëve, atëherë mundet që të përshpejtojë pak edhe zbritja”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz