back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeHamza pas vizitës në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më...

Hamza pas vizitës në ShBA: Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përmbledhur në një postim të shkurtër në Facebook, vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se nga atje u kthye shumë pozitiv në Kosovë, për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes vendit tonë dhe SHBA-së.

Postimi i plotë:

Dje e përfundova vizitën time të shkurtër dyditore në Washington D.C. Agjenda ishte intensive dhe e konsiderova jetike të paraqisja vizionin tim për zhvillimin e republikës sonë dhe rindërtimin e partneritetit të thellë mes Kosovës dhe administratës amerikane.

Pas takimeve me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit, isha i ftuar edhe në një takim përmbajtësor nga James Carafano, i sapoemëruar këshilltar i lartë i presidentit dhe E.W. Richardson Fellow pranë fondacionit “Heritage”, institucion i njohur për afërsinë dhe angazhimin në programin qeverisës së presidentit Trump. Në takim ishin edhe Anthony Kim, redaktor i Indeksit të Lirisë Ekonomike dhe menaxher i angazhimit global në qendrën për liri “Margaret Thatcher”, si edhe Max Primorack, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë në këtë fondacion.

U ktheva jashtëzakonisht pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, pas një periudhe të vështirë të mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik.

Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë, me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz