BallinaLajmeHamza pas takimit me emisarin e BE-së: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në...

Hamza pas takimit me emisarin e BE-së: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

Të ngjajshme

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin. Uruguajani,...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot një delegacion të Bashkimit Evropian të udhëhequr nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtor Menaxhues i EEAS për Evropën Perëndimore.

Gjatë takimit, u diskutua për situatën politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, transmeton lajmi.net.

Hamza e ka vlerësuar si pozitive vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, duke theksuar se ky hap forcon partneritetin dhe perspektivën evropiane të vendit.

Ai shtoi se “një Kosovë stabile dhe një rajon stabil janë në interes të përbashkët të të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian”.

Hamza rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave.

Në fund, ai ritheksoi se aspirata strategjike e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si një orientim drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë euroatlantik.

Komunikata e plotë: 

Hamza pas takimit me emisarin e BE-së: Integrimi evropian dhe anëtarësimi në NATO, synime strategjike të Kosovës

Prishtinë, 27 mars – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot ka pritur një delegacion nga Bashkimi Evropian të kryesuar nga Emanuele Giaufret, Zëvendësdrejtorin Menaxhues të EEAS-it për Evropën Perëndimore.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryetari Hamza mirëpriti vëmendjen e rikthyer të BE-së ndaj Kosovës dhe rajonit, si dhe vendimin për heqjen e masave, duke e vlerësuar këtë si një hap pozitiv për forcimin e partneritetit dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ai theksoi se një Kosovë stabile dhe një rajon stabil janë në interes të përbashkët të të gjithë popujve të Ballkanit Perëndimor dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Kryetari Hamza rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të BE-së për Kosovën, veçanërisht në përballimin e sfidave ekonomike dhe avancimin e reformave.

Në takim u ritheksua se aspirata strategjike e Kosovës mbetet integrimi në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimi në NATO, si një orientim i qartë drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë euroatlantik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz