BallinaLajmeHamza pas kandidimit për kryetar të partisë: PDK e ka forcën për...

Hamza pas kandidimit për kryetar të partisë: PDK e ka forcën për t’u rikthyer si partia kryesore në vend

Të ngjajshme

Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin. Uruguajani,...

Mungon vaksina kundër rotavirusit në Kosovë, institucionet presin furnizim

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë kanë mbetur pa...

Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë...

Kokalla tregon versionin e tij për takimet me Granit Plavën dhe Naim Murselin

Gjatë intervistimit të tij, i akuzuari Kushtrim Kokalla ka...

Bedri Hamza, kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se synon ta rikthejë partinë e tij si subjektin kryesor politik në vend.

Ai ka theksuar se PDK-ja ka punuar gjithmonë në të mirën e shtetit, që nga koha e luftës deri në ditët e sotme.

“Unë besoj se PDK-ja ka forcën për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend”, ka thënë Hamza.

“Nga lufta për liri, deri te shtetndërtimi, demokratizimi dhe integrimi, PDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës”, ka shtuar ai në një postim në Facebook.

Sot, Hamza ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të partisë, duke falënderuar ish-kryetarët e PDK-së për kontributin e tyre, përfshirë edhe Memli Krasniqin, i cili dha dorëheqje dje.

Konventa e PDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri do të mbahet të hënën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz