Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se nuk mund të ofrojë emra për kandidat/e për President pa dakordim.
Tutje, Hamza ka thënë se nuk dëshiron të besoj që dikush mendon që ai propozon dikë pa i pasur gjitha karakteristikat për President.
“Nëse dakordohem që me u zgjedh kandidati i propozuar nga PDK-ja, mund të jetë brenda po jashtë strukturave të PDK-së. Nuk dua me besu që shkoj propozoj një emër që nuk i ka gjitha atributetet që duhet me i pas një kandidat apo kandidate për President”, ka thënë ai.