HomeLajmeHamza: Koha për që vendi të lidhet me gazin amerikan – Për...

Hamza: Koha për që vendi të lidhet me gazin amerikan – Për vite me radhë, Qeveria ka refuzuar mundësinë për ta lidhur Kosovën me gazin natyror amerikan

Të ngjajshme

FSK dërgon dy majorë në mision ndërkombëtar, Bordi i Paqes iu uron mirëseardhje

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë...

Foda para miqësores me Çekinë: Jemi përgatitur mirë, pres që skuadra të zbatojë detyrat taktike

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku e 48 aksidente për 24 orë në Kosovë, 34 me të lënduar

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër...

5 minatorë shpëtohen nga shpella në Laos, 2 ende të zhdukur

Katër minatorë të tjerë të bllokuar në një shpellë...

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka kërkuar që Kosova të lidhet me gazin natyror amerikan (LNG), duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm për uljen e kostove të energjisë dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Hamza ka kritikuar qeverinë për refuzimin e deritanishëm të projekteve të gazit, duke theksuar se vendi ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike gjatë pesë viteve të fundit, transmeton lajmi.net.

“Kosova sot po e paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Nuk mund të ndërtojmë ekonomi moderne me politika të shekullit të kaluar. Kosovës i duhet vizion, jo improvizim”, ka shkruar Hamza.

Ai është zotuar se, nëse merr drejtimin e qeverisë, do të nisë projektin për lidhjen e Kosovës me korridoret rajonale të gazit natyror dhe do të ndërtojë partneritet strategjik energjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë: 

Koha për ta lidhur Kosovën me gazin amerikan dhe për t’i dhënë fund varësisë nga importet e shtrenjta të energjisë!
Kosova sot po e paguan energjinë më shtrenjtë se kurrë më parë. Familjet po përballen me fatura gjithnjë e më të larta, ndërsa bizneset po e humbin konkurrueshmërinë.
Për vite me radhë, Qeveria ka refuzuar mundësinë për ta lidhur Kosovën me gazin natyror amerikan (LNG), duke e lënë vendin më të varur nga importet e shtrenjta dhe më të pasigurt energjetikisht.
Vetëm në pesë vitet e fundit, Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard euro për importin e energjisë elektrike. Kjo është dëshmia më e qartë se vendi nuk mund të vazhdojë të mbështetet te importet e shtrenjta, por ka nevojë për burime të reja, më të sigurta dhe më të përballueshme të energjisë.
Sot, Kosova mbetet i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor që nuk është i lidhur me rrjetet e gazit natyror. Ndërkohë, gazsjellësi Aleksandrupoli–Shkup do ta sjellë LNG-në amerikane vetëm rreth 15 kilometra larg kufirit të Kosovës, duke krijuar një mundësi reale që nuk duhet humbur.
Si kryeministër, do ta ndryshoj këtë qasje. Do ta nisim menjëherë projektin për lidhjen e Kosovës me korridoret rajonale të gazit natyror dhe do të ndërtojmë partneritet strategjik energjetik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo nënkupton më shumë siguri energjetike, më pak ndotje, më shumë investime dhe energji më të përballueshme për qytetarët dhe bizneset. Nuk mund të ndërtojmë ekonomi moderne me politika të shekullit të kaluar. Kosovës i duhet vizion, jo improvizim!
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz