Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur i shqetësuar pas rezultateve të dala nga rinumërimi i votave, ku shumë kandidatë humbën vota e disa të tjerëve iu shtuan- si shkak i vjedhjeve që dyshohet se ishin bërë nga zgjedhjet nacionale.
Hamza tha se në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerëson se rinumërimi i plotë i votave në gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar.
Postimi i plotë:
Janë tepër shqetësuese mospërputhjet e mëdha të zbuluara gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave. Në këto rrethana të krijuara, si Kryetar i PDK-së vlerësoj se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është hap i domosdoshëm dhe i drejtë.
Institucionet përgjegjëse e kanë obligim kushtetues të veprojnë menjëherë për ta mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor.
Çdo vonesë apo hezitim është cenim i drejtpërdrejtë i besimit qytetar./Lajmi.net/