BallinaLajmeHamza – dardanëve: Kokën lart, sonte pamë shpirtin e një kombëtareje që...

Hamza – dardanëve: Kokën lart, sonte pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë

Të ngjajshme

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Përfundon pa gola pjesa e parë në ndeshjen Kosovë-Turqi

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja historike mes...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shkruar pas përfundimit të ndeshjes Kosovë-Turqi, ku përfundoi edhe ëndrra e Kosovës drejt Botërorit 2026.

Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka thënë lojtarëve të Kombëtares së Kosovës që ta mbajnë kokën lart.

“Krenar pafundësisht me ju. Për shpirtin luftarak, përkushtimin dhe vetëmohimin që treguat për ta ngritur lart emrin e Kosovës. Ky nuk është fundi, por fillimi i rrugës së madhe që po ndërtoni. Kjo nuk është humbje, por një mësim që do t’ju bëjë më të fortë për sfidat që vijnë”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se sonte nuk festuam rezultatin, por pamë shpirtin e një kombëtareje që nuk dorëzohet kurrë.

“Kosova ju do shumë dhe është me ju në çdo hap. Gjithmonë”, ka shtuar Hamza. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz