back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeHamiti: Agjërimi ripërtërinë lidhjen me Zotin, e shton solidaritetin me njëri-tjetrin

Hamiti: Agjërimi ripërtërinë lidhjen me Zotin, e shton solidaritetin me njëri-tjetrin

Të ngjajshme

Xhabir Hamiti, profesor i studimeve islame, ka thënë se qëllimi i agjërimit është që të ripërtërihet lidhja vertikale me Zotin, por edhe të jetë e frytshme për të pasur solidaritet me njëri-tjetrin.

“Agjërimi, ndryshe është quajtur edhe muaji i Ramazanit – muaji i Kuranit. Ai i thërret atë që e kanë besuar, pra është një thirrje specifike. Thirrja është për ata që e besojnë Zotin. Muaji i Kuranit për shkak se këtë muaj është zbritur Kurani”, ka thënë Hamiti.

Sipas tij nëse mungon rrafshi social atëherë agjërimi është jo i plotë.

“Ata të cilët nuk e besojnë zotin nuk mund ta pranojnë. Kjo bëhet për të ripërtërijë lidhjen vertikale ndërmjet robit dhe zotit, e duke e shtrirë njëkohësisht atë në rrafshin social. Ky rrafshi social nëse mungon është një agjërim jo i plotë, pra qëllimi është edhe në shërbim të njeriut, në kuptimin që të solidarizohemi më shumë se në çdo kohë tjetër. Qëllimi i agjërimit është që të jetë edhe i frytshëm, në kuptimin e solidaritetit. Të besosh Zotin nuk do të thotë se të lidhesh vetëm me Zotin tënd e të mos çash kokën për të tjerët, por kjo duhet të shtrihet edhe në rrafshin horizontal”, është shprehur Hamiti në KTV.

Tutje ai ka folur edhe për Covid-19, duke thënë se kanë respektuar sanksionet për të mos kryer lutjet në xhami në mënyrë që të ruhet shëndeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz