Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti vazhdon të qëndrojë prapa konstatimit se ka rrëshqitur në Kuvend dhe se nuk ka tentuar ta godas deputetin e LDK’së, Arben Gashin.
“Njëherë rrëshqet njeriu. As nuk e di qysh më ka dalë përpara Arben Gashi, veç kur më ka kap për krahu”, ka thënë Haliti në Rubikon të KTV’së.
Tutje, ai ka thënë se për të është e turpshme ajo që ka ndodhur në Kuvend, fillimisht fjalosja me Gashin e pastaj edhe konfrontimi fizik.
“Situate u provokua nga Milaim Zeka. Unë isha i sigurt që nuk ia kishte përmendur emrin Arben Gashit.Nuk jam nervozu asnjëherë, se maj mend kur, jam ndjerë shumë i fyer. Ka qenë një moment kur e kam humb kontrollin. Unë e ndjej vetën të turpëruar ajo që na ka ndodhur në Kuvend. Nuk besoj se diçka e tillë duhet të përsëritet, dhe nuk duhet të përsëritet. Gjithçka është gabim në atë farë skene, fund e kry. Por ka ndodhë. Por është diçka që nuk zhbëhet, por po besoj që është e kalume, dhe besoj që nuk ka me pas raste të tilla”, ka thënë Haliti tutje./Periskopi