back to top
Wednesday, October 15, 2025
BallinaLajmeHaliti: Nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë, Vetëvendosje do të humbë...

Haliti: Nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë, Vetëvendosje do të humbë shumë vota

Të ngjajshme

“Liria ka Emër”, sot nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka...

Trumpi thotë se është i zhgënjyer me Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi se...

Digjet një autobus në Indi, të paktën 20 viktima

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një...

Muajin e kaluar s’pati, Szoboszlai tregon se a e mori fanellën e Ronaldos mbrëmë!

Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Hungarisë u takuan...

Një emër i madh mund të bëhet trajner i Suedisë pas largimit të Tomassonit

Kombëtarja e Suedisë dje shkarkoi trajnerin, Jon Dahl Tomasson...

Ish- deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën politike pas zgjedhjeve në Kosovë dhe sfidat për formimin e një qeverie të re.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Haliti u shpreh se ndodhemi përballë një skenari të ngjashëm me zgjedhjet e kaluara, ku partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arrin të formojë qeverinë pa hyrë në koalicion.

Ai theksoi se vendi nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja, pasi pasojat do të jenë të mëdha, veçanërisht për Vetëvendosjen, e cila sipas tij, rrezikon rënie të thellë në mbështetjen popullore.

“Po përsëritet e njëjta situatë si në zgjedhjet e kaluara, nëse nuk arrihet koalicion mes Vetëvendosjes dhe partive në opozitë, nuk po shoh në horizont ndonjë zgjidhje të mirë. Duhet të krijosh qeveri që punon për Kosovën dhe ka obligim ndaj qytetarëve. Nëse shkohet në zgjedhje të reja, Vetëvendosja do ketë rënie të madhe nga votuesit dhe pastaj do shohim si do krijohet koalicioni. Kosova ka nevojë për një koalicion të madh që të marr përgjegjësitë e duhura dhe të bëjë analiza jo duke komanduar nga kabineti apo karrigia e kryeministrit”, tha Haliti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz