back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeHalilaj pas aktakuzës: 16 vjeçarja asnjëherë nuk u ankua për mua, e...

Halilaj pas aktakuzës: 16 vjeçarja asnjëherë nuk u ankua për mua, e kërcënuan

Të ngjajshme

Kurti: Kriza politike ka paralizuar institucionet dhe vonuar proceset reformuese

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij...

Bayerni anulon stazhin për Boatengun

Bayern Munichu ka anuluar stazhin që kishte planifikuar për...

Ora 11:00, Kurti nuk shfaqet ende në sallë

As mandatari për të formuar Qeverinë e re, Albin...

Burim Ramadani flet me siguri: Nuk ka Qeveri Kurti 3

Opinionisti Burim Ramadani thotë se nuk ka Qeveri Kurti...

Avokati Gazmend Halilaj ishte i pari që denoncoi rastin për abuzimin seksual të së miturës nga Drenasi. Por, ai tani është në mesin e gjashtë personave që Prokuroria Themelore në Prishtinë iu ka ngritur aktakuzë, raporton Gazeta Express.

I njëjti është i ftuar në ‘Frontal’ të T7, ku dhe ka mohuar se është i përfshirë në veprat për të cilat po akuzohet.

Sipas tij, vajza në fjalë asnjëherë nuk është ankuar për të.

‘Sot e kësaj dite ajo vajzë asnjëherë nuk është anku në mu. Nuk ka asnjë element të veprës penale. Po të kisha abuzu me atë vajzë, kush është ai njeri të kërkojë ndihmë te abuzuesi’, ka thënë Halilaj.

Halilaj, tutje thotë se vajza është kanosur disa herë, me kërcënimin se nëse ‘nuk flet për avokatin të dërgojmë në burg’.

‘Ajo vajzë ka qenë e frikësuar kur ka ardhë te unë, qysh e frikësova unë, boll ka qenë e shkreta, unë e trimërova. Vetë vajza nuk është ra ndikim, e kanë kanosë disa herë që nëse nuk flet për avokatin të qojmë në burg’, ka thënë ai.

Ndryshe, Halilaj po akuzohet për dy vepra, “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”, nga neni 239 paragrafi 1 pika 1.3 të KPRK-së dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz