Haley: Sanksionet kundër Rusisë mbeten deri sa të kthehet Krimeja
03

Lexo edhe“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley, ka shprehur “dënim të ashpër të aksioneve të Rusisë” në pjesën lindore të Ukrainës dhe ka tërhequr vërejtjen se sanksionet e ndërlidhura me Ukrainën kundër Rusisë nuk do të tërhiqen, derisa Krimeja t’i kthehet Ukrainës.
“Krimeja është pjesë e Ukrainës”, tha Nikki Haley mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe ka shtuar se “sanksionet tona të ndërlidhura me Krimenë mbesin ashtu siç janë, derisa Rusia ta kthejë kontrollin e gadishullit tek Ukraina”.
Mëtutje, ajo ka theksuar se “Ukraina Lindore, natyrisht, nuk është e vetmja pjesë e vendit që vuan për shkak të aksioneve agresive të Rusisë” dhe se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta dënojnë këtë dhe ftojnë për përfundim të menjëhershëm të okupimit rus të Krimesë”, raporton Rel.
Lexo edhe“Dera sekrete” brenda zyrës ovale që është vërejtur nga gazetarët derisa Trump dhe May pozonin, ka nxitur debate në rrjetet sociale (Foto)
Ambasadorja Nikki Haley tha se është për “keqardhje” që në paraqitjen e saj të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ajo duhet ta dënoj Rusinë, me të cilën tha se Uashingtoni “dëshiron përmirësim të raporteve”