back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeHajredin Kuçi rikthehet në qeveri, i është ofruar ky post?!

Hajredin Kuçi rikthehet në qeveri, i është ofruar ky post?!

Të ngjajshme

Shpërthimi në ndërmarrjen private në Kaçanik- dëmi i shkaktuar rreth 200 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme u raportua për një shpërthim...

Publikohet lista e hamburgerëve më të mirë në botë

Lista e hamburgerëve më të mirë në botë për...

Arrestohet një person për kultivim të bimëve narkotike në Prishtinë

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar...

Policia jep detaje për shpërthimin në Kaçanik: I lënduari po trajtohet në QKUK

Një incident ka ndodhur të mërkurën në Kaçanik, ku...

Hajredin Kuçi i cili ishte zëvendëskryeministër dhe ministri i Drejtësisë për vite të tëra, mund të rikthehet në qeveri.

Burime të Gazetës Blic brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se Hajredin Kuçit i është ofruar pozita e ministrit të Drejtësisë.

“Kryetari i PDK- së Kadri Veseli ia ka ofruar Hajredin Kuçit postin e ministrit të Drejtësisë, dhe rikthimin e tij aktiv në parti”, thonë burime të Gazetës Blic.

Mirëpo, sipas këtyre burimeve Hajredin Kuçi ende nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. Madje, merret vesh se Hajredin Kuçi po heziton t’i kthehet politikës aktive dhe kthimit në post të lartë ekzekutiv.

I kontaktuar nga Gazeta Blic, Kuçi ka theksuar se ai nuk do të pranoj të jetë pjesë e qeverisë Haradinaj.

“Jo nuk kam pasur një bisedë të tillë as nuk më ka shkuar ndërmend e as nuk e kom ndërmend, absolutisht e kam përfunduar unë atë kapitull”, ka thënë Hajredin Kuçi për Gazeta Blic.

Theksojmë se Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka ofruar dorëheqjen nga posti i tij.

Siç mësohet vendimi për dorëheqje erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike. Ai ka konsideruar se të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz