BallinaLajmeHajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit...

Hajnat ia vjedhin Porschen e 200 mijë eurove, pronari shqiptar i sallonit në Zvicër e sheh ngjarjen “live” në kamera

Të ngjajshme

Mungesa e tij ndihet çdo ditë”/ Vajza e Dr. Florit përlotet

E ftuar këtë të premte në “Goca dhe Gra”...

Real Madrid në prapaskenë? E ardhmja e Enzo Fernandez në pikëpyetje

Agjenti i Enzo Fernández, ish-reprezentuesi argjentinas Javier Pastore, ka...

Irani rrëzon dy avionë ushtarake të ShBA-së

Një avion luftarak F-15E i Forcave Ajrore të ShBA...

Futbolli italian në krizë, Gravina godet politikën për stadiumet dhe bastet

Ish-Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka...

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i shtrenjtë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë të policisë, tre persona u arrestuan pak orë më vonë.

Bëhet fjalë për sallonin në Rickenbach LU, ku një Porsche 718 Spyder RS me vlerë rreth 200 mijë franga zvicerane është vjedhur nga një autogarazh që merret me shitjen e veturave luksoze.

Sipas rrëfimit të Milot Berishës 30 vjeç, bashkëpronar i autosallonit MB Carcente, gjithçka ka nisur rreth orës 01:37, kur ai ka marrë një njoftim në telefon nga sistemi i një Tesla-je që ndodhej para garazhit.

Ai ka kontrolluar pamjet “live” dhe ka vërejtur se dikush po tentonte të hapte derën e automjetit. Më pas, pasi pa edhe kamerat brenda objektit, Berisha kuptoi se persona të panjohur kishin hyrë në garazh, transmeton tutje albinfo.ch

Brenda po lëviznin njerëz”, ka deklaruar ai, duke shtuar se menjëherë ka lajmëruar policinë dhe është nisur drejt garazhit.Kur arriti në vendngjarje, ai dëgjoi zhurmën karakteristike të Porsche-s së gjelbër duke u larguar.

Vetura e vjedhur ishte një model i veçantë, me 500 kuaj fuqi, dhe sipas Berishës dallohej sidomos për ngjyrën e saj unike.Tre të arrestuar: dy rusë dhe një francez

Policia e Lucernit reagoi shpejt dhe, në bashkëpunim me policinë e kantonit Aargau, arriti të arrestojë tre të dyshuar në Dintikon AG.

Sipas autoriteteve zvicerane, bëhet fjalë për dy shtetas rusë dhe një francez, të moshës 18 deri 21 vjeç, të cilët nuk kanë vendbanim në Zvicër.

Sipas Berishës, hajdutët kishin hyrë nga hyrja kryesore duke thyer një xham me këmbë, dhe më pas kishin hapur portën e garazhit nga brenda, tranameton albinfo.ch

Ai dyshon se fillimisht ata synonin të vidhnin dy Lamborghini, pasi sirtarët dhe pjesët e brendshme të tyre ishin hapur, duke lënë të kuptohet se kërkonin çelësat.

Por meqë zakonisht çelësat nuk ruhen në objekt, ata përfundimisht zgjodhën Porsche-n, çelësi i të cilit ndodhej aty.Hajdutët përdorën edhe një furgon për të larguar një Tesla që bllokonte rrugën dhe më pas u larguan me Porsche-n.

Porsche u sekuestrua dhe u tërhoq nga policia, ndërsa dëmet ende nuk janë vlerësuar plotësisht. Berisha ka deklaruar se fatmirësisht është i siguruar, përfshirë edhe dëmet në objekt.

“Jam thjesht i lumtur që i kapën”, ka përfunduar ai, duke shtuar se kohët e fundit janë shtuar vjedhjet e veturave luksoze në Zvicër

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz