BallinaLajmeHajdari tregon arsyet e shkarkimeve në Telekom

Hajdari tregon arsyet e shkarkimeve në Telekom

Të ngjajshme

A do ta shohim në Big Brother? Besnik Qaka zbulon të vërtetën

Këngëtari i njohur shqiptar, Besnik Qaka, është rikthyer në...

Kombëtarja e Turqisë arrin në Kosovë

Kombëtarja e Turqisë në futboll ka arritur tashmë në...

Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj

Zvicra ka qenë prej kohësh një magnet për të...

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur gjetjet mbi të cilat sipas saj ndodhën shkarkimet në Telekomin e Kosovës.

Hajdari këtë e bëri të ditur në një konferencë online bashkë me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, gjatë të cilës u deklarua për të gjitha gjetjet edhe në kompanitë tjera publike.

Këto janë gjetjet që i deklaroi ajo:

Bordi i përkohshëm është mbështetur në këto gjetje në vendimet e shkarkimit të krye­shefit, zëvendëskryeshefave dhe të zyrtarit kryesor financiar:

Thellimi i humbjeve — Gjatë vitit 2018, humbjet e ndërmarrjes kanë qenë 15,6 milionë euro. Më 2019, janë regjistruar 23,6 milionë euro humbje. Pra, humbjet janë thelluar për 50 për qind.
Detyrimet në rritje — Detyrimet e ndërmarrjes për 2018 kanë qenë 50,2 mili­onë euro, kurse për 2019 detyrimet sillen rreth 72,5 milionëve. Pra, kemi një rritje prej 16,3 milionësh.
Rikujtojmë gjithashtu:

Problemet me likuiditet — Ndërmarrja ka probleme me likuiditet, që është rë­nduar akoma gjatë pandemisë. Në 5–6 muajt e fundit, ndërmarrja nuk ka arritur të paguajë me rregull rrogat e punëtorëve.
Kur kemi shkarkuar bordin, kemi përmendur këto probleme kyçe:

Kontrata të pafavorshme — Ndërmarrja ka lidhur vazhdimisht kontrata të marketingut me portale fiktive ose për shuma të paarsyeshme; kontrata të ri­shitjes së shërbimeve me provizion tejet të lartë, të paarsyeshëm — që kanë qenë bazë për shkarkimin e bordit
Shpenzimet e tepërta — Ndërmarrja ka dhënë rroga të larta të menaxhmentit (pesëfish rroga e ministrit), ndërkohë që menaxhmenti tashmë i shkarkuar ka kërkuar subvencione për rroga të punëtorëve.
Mbipunësimi — Ndërmarrja është rënduar me emërime e gradime pa kriter, nepotizëm e politizim. Punëtorët përballen me diskriminim në paga.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz