back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeHajdari: Drenasi duhet të jetë i të gjithëve, zëri i personave me...

Hajdari: Drenasi duhet të jetë i të gjithëve, zëri i personave me nevoja të veçanta do të dëgjohet

Të ngjajshme

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka theksuar se prioritet i tij dhe i PDK-së do të jetë kujdesi dhe përfaqësimi me dinjitet i bashkëqytetarëve me nevoja të veçanta.

“Shërbim, dedikim, bashkëpjesëmarrje dhe kujdes. Për këtë kanë më së shumti nevojë bashkëqytetarët tanë me nevoja të veçanta. Drenasi është dhe duhet të jetë i të gjithëve. Ne do të jemi zëri i tyre, duke i përfaqësuar me dinjitet dhe duke u angazhuar që problemet e tyre të mos mbesin asnjëherë pa zgjidhje”, deklaroi Hajdari.

Me këtë zotim, kandidati i PDK-së theksoi se qeverisja e tij do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e ndërtuar mbi barazi e solidaritet. #MaMirëpërDrenasin #PDK191

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz