back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeHahn i fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum

Hahn i fton qytetarët e Maqedonisë të votojnë në referendum

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kërkoi nga qytetarët e Maqedonisë që të mos e bojkotojnë referendumin për, siç tha, të ardhmen e vendit.

“Mendoj se njerëzit duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë që kanë. Jam thellësisht i bindur se është obligim i udhëheqësve politikë që të bëjnë thirrje te qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, dhe jo e kundërta”, tha Hahn.

Të dielën në Maqedoni mbahet një referendum, në të cilin qytetarëve do t’iu kërkohet të votojnë për marrëveshjen me Greqinë, për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut.

Miratimi i kësaj marrëveshjeje do t’i hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Por, partitë opozitare në Maqedoni, përfshirë presidentin Gjorgje Ivanov, e cilësojnë këtë marrëveshje si kundërkushtetuese.

Vetë Ivanov ka thënë se nuk do të marrë pjesë në referendum dhe ka bërë thirrje për bojkot.

Për të qenë i vlefshëm, në referendum duhet të dalin mbi 50% e qytetarëve me të drejtë vote.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz