back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeGuvernatori Ismaili folës në Forumin e FMN-së për Perspektivën Ekonomike Rajonale për...

Guvernatori Ismaili folës në Forumin e FMN-së për Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën

Të ngjajshme

Basha viziton anëtarët e aksidentuar të KQZ-së, u ofron mbështetje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku...

Balotazh në Prizren mes PDK-së e VV-së – ja kandidatët më të votuar për asamble

Në Prizren janë procesuar 231 nga gjithsej 236 vendvotime,...

Ronaldo humb penallti, por më pas shënon supergol me Al Nassr

Skuadra e Al Nassr është duke fituar 4:1 ndaj...

Kevin Federline zbulon se sa para fitoi nga divorci me Britney Spears

Kevin Federline ka zbuluar detaje rreth situatës së tij...

Me ftesën e Drejtorit të Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Alfred Kammer, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë si folës zyrtar në forumin e mbyllur të FMN-së për Perspektivën Ekonomike Rajonale për Evropën, ku ishin të pranishëm guvernatorë dhe ministra të Financave nga 22 vende evropiane.

Në këtë forum u diskutua Raporti më i fundit i FMN-së “Regional Economic Outlook” për Evropën, me fokus në sfidat dhe rekomandimet e politikave që mundësojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, stabilitet makrofinanciar dhe qëndrueshmëri fiskale.

Drejtori për Evropë i FMN-së, Kammer, prezantoi zhvillimet, reformat dhe sfidat kryesore me të cilat përballet ekonomia evropiane, me theks të veçantë në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE).

Në fjalën e tij zyrtare, guvernatori Ismaili ndau vlerësimet e tij mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit, duke u ndalur në zhvillimet makroekonomike, stabilitetin financiar dhe perspektivat për rritje të qëndrueshme në Evropë, me theks të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Derisa u vlerësua progresi në Ballkanin Perendimor, ai shpalosi arritjet dhe reformat e Republikës e Kosovës në sektorin financiar dhe më gjerë, ku përkushtimi institucional dhe mbështetja e programeve të FMN-së dhe partnerëve ndërkombëtarë kanë luajtur një rol kyç.

Me tutje, ai theksoi koordinimin e suksesshëm ndërmjet politikave fiskale dhe makroprudenciale në Kosovë, që kanë mundësuar rritje të qëndrueshme, stabilitet financiar dhe konsolidim fiskal – elemente që u reflektuan edhe në vlerësimin e parë kreditor sovran të vendit, krahas vleresimive të misioneve të FMN-së.

Lidhur me projeksionet e Raportit të FMN-së, guvernatori Ismaili theksoi se, ndonëse projeksionet e FMN-së e pozicionojnë Kosovën me normën më të lartë të rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor, pasiguritë dhe rreziqet mbeten të pranishme dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm në adresimin e sfidave strukturore.

Ai vlerësoi gjithashtu qasjen mbështetëse të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, përmes mekanizmave si Plani i Rritjes, përfshirja në procesin SEPA, si dhe investimet infrastrukturore në sistemin e pagesave, të cilat kontribuojnë në konvergjencën rajonale dhe integrimin evropian të tregjeve financiare.

Duke përmbyllur diskutimin, Ismaili theksoi se koordinimi dhe qasja proaktive ndaj sfidave janë thelbësore për zbatimin me sukses të politikave të rekomanduara, të cilat mbështesin reformat strukturore, integrimin ekonomik rajonal dhe koordinimin efektiv të politikave fiskale, monetare dhe makroprudenciale në funksion të stabilitetit dhe rritjes së qëndrueshme në gjithe rajonin.

Në këtë sesion të FMN-së, përveç guvernatorit Ismaili që përfaqësoi Republikën e Kosovës, folës zyrtarë ishin edhe guvernatori i Bankës Kombëtare të Bullgarisë, Dimitar Radev dhe ministri i Financave i Estonisë, Jürgen Ligi.

BQK mbetet e përkushtuar të japë kontribut konstruktiv në forume të tilla ndërkombëtare, duke avancuar përfaqësimin dhe bashkëpunimin e Republikës së Kosovës në arenën financiare globale, ndërsa shpreh falënderimin ndaj FMN-së për mundësinë e prezantimit të arritjeve të vendit në këto forume prestigjioze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz