back to top
Wednesday, October 8, 2025
BallinaLajmeGuri: VV-ja po mban të bllokuara institucionet për të vazhduar kapjen

Guri: VV-ja po mban të bllokuara institucionet për të vazhduar kapjen

Të ngjajshme

Cakolli: Gjasat janë të mëdha që të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Eugen Cakolli nga KDI në një lidhje drejtpërdrejt në...

Lufta në Gaza, Izraeli përgatitet të marrë pengjet

Një burim i njohur me detajet e negociatave në...

Gjermania instalon lazer në aeroportin e Mynihut për të mbrojtur nga dronët

Një instalim lazeri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut...

Wanda Nara me foto provokuese, shfaqet veç në të brendshme

Vetëm pak ditë më parë Wanda Nara trazoi rrjetin...
- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverinë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i akuzuar për bllokim të qëllimshëm të institucioneve dhe vazhdim të kapjes së tyre.

Në FIVE” të TV Dukagjinit, Guri ka thënë se mungesa e hapave për zhbllokimin e institucioneve – siç është konstituimi i Kuvendit që ka dështuar për disa muaj rresht – tregon qartë synimin për të ruajtur kontrollin dhe për të vazhduar, siç tha ai, keqpërdorimin e buxhetit të shtetit.

“Janë jashtëzakonisht shqetësuese pasi kjo lidhet ngushtë me insistimin e tyre për bllokimin e institucioneve. Sepse nuk ka një shpjegim tjetër logjik, se pse këta nuk kanë dashur, kur i kanë pas disa mundësi për t’i zhbllokuar institucionet, dhe nuk i kanë ndërmarrë asnjë hap drejt zhbllokimit të institucioneve.

Arsyeja është e qartë se këta po dëshirojnë ta vazhdojnë kapjen e institucioneve, po dëshirojnë të vazhdojnë m keqpërdorimin e buxhetit. Përveç emërimit të drejtori të ATK-së, e mos realizmin e pagesave për punëtorët e RTK-së, ne i pamë edhe shpenzimet që i ka bërë kabineti qeveritar gjatë gjashtë muajve. Që ishin shifra enorme sa i përket shpenzimeve të luksit. Që kanë qenë shumica prej tyre derivate, udhëtime zyrtare, kur në të njëjtin kohë ne nuk kemi një rezultat të prekshëm prej atyre shpenzimeve”, ka thënë Guri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz